Për klinikën

KLINIKA PËR PULMOLOGJI DHE ALERGOLOGJI

ISHP Klinika për pulmologji dhe alergologji është institucion shëndetësor shumë i specializuar në Republikën e Maqedonisë, që përveç veprimtarisë shëndetësore kryen edhe veprimtari mësimore edhe veprimtari shkencore dhe paraqet institucion referent në Republikën e Maqedonisë për kujdes të sëmurëve me sëmundje të mushkërive. Në këtë institucion trajtohen të sëmurë nga i gjithë vendi, pacientë privatë nga vendet fqinjë (Kosovë, Shqipëri), kryhen kontrolle konsultative, kontrolle konziliare dhe jepet ndihmë profesionale metodologjike në institucionet e tjera nëpërmjet realizimit të programeve dhe kurseve edukative. Çdo ditë ndiqet avancimi i të gjitha fushave në mjekësi, krijohen standarde vetjake, aplikohen procedura të reja në mjekim.

Në klinikë kryhet mësimdhënie teorike dhe praktike për studentët e regjistruar për Mjekësi të përgjithshme dhe stomatologji dhe ajo për lëndët: Mjekësi interne, Ekzaminim klinik, Mjekësi familjare dhe Mjekësi urgjente. Gjithashtu kryhet mësimdhënie për Shkollën e lartë për infermiere – logopedë, fizioterapistë dhe rëntgenologë për lëndët: Mjekësi interne, Mjekësi sporti, Mjekësi urgjente dhe Fizioterapi në pulmologji dhe kardiologji. Përveç periudhave të përcaktuara të rregullta, profesorët e klinikës mbajnë mësim teorik për specializantët e mjekësisë interne, dhe kuadri mësimor ndihmës e kryen pjesën praktike të edukimit. Në pjesën për mësim praktik klinika merr pjesë në edukimin e studentëve nga Fakulteti i Farmacisë dhe për studentët e stomatologjisë nga Universiteti Evropian. Në kuadër të klinikës përveç periudhave të përcaktuara të rregullta specialistike kryhen edhe mësimdhënie subspecialistike dhe edukim në pajtueshmëri me Programin për Subspecializim për pulmologji dhe alergologji të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë dhe Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë – Shkup.

Në klinikë janë realizuar më shumë projekte shkencore, dhe në vijim është realizimi i 3 projekteve për ekzaminim klinik.

Klinika disponon me hapësirë afariste dhe administrative prej rreth 1000 m2, që përbëhet nga ambulancë, stacionar dhe pjesë administrative.

Pjesa e ambulancës është e akomoduar në ndërtesë të veçantë së bashku me ambulancat e tjera të Klinikave interne dhe përbëhet nga sportel, tre ambulanca – ambulanca urgjente me mjek specialist, ambulanta subspecialiste – qendër për astmë dhe hobb dhe ambulanca në të cilën kryhen kontrolle dhe konsultime nga profesor – subspecialist. Në këtë pjesë për të gjithë të sëmurët ambulatorë kryhen ekzaminime funksionale të mushkërive, kryhen EKG dhe teste alergologjike, dhe përballë kësaj pjese gjendet Kabineti për diagnostikim rëntgen të klinikës.

Stacionari përbëhet nga spital ditor me 5 shtretër të shpërndarë në dy hapësira të veçanta. Në pjesën e parë në mënyrë ditore mjekohen veçanërisht të sëmurët më të lehtë dhe të sëmurë që për çfarëdo lloj arsyesh nuk dëshirojnë të jenë të hospitalizuar me sëmundje kronike jospecifike të mushkërive. Në pjesën e dytë të spitalit ditor qëndrojnë të gjithë ata të sëmurë që gjatë ditës i nënshtrohen diagnostikimit invasiv dhe që janë të mbikëqyrur për më shumë orë para se të dërgohen në shtëpi. Stacionari disponon edhe me 10 dhoma me nga 3 shtretër, 1 dhomë me 6 shtretër dhe një hapësirë – njësi për kujdes intensiv me 5 shtretër spitalorë. Në departament ka edhe 2 apartamente me nga 1 shtrat me kushte  mbi-standarde. Këtu gjendet edhe salla për takime, kabinetet e profesorëve, 4 dhoma mjekësh, dhoma për mjekun dezhurn dhe dhoma infermierike.

Një pjesë e aparaturës për diagnostikim funksional të mushkërive e destinuar për të sëmurët spitalorë është e akomoduar në stacionar. Në afërsi direkte gjendet Kabineti për diagnostikim invasiv të mushkërive si edhe Kabineti për ekosonografi të kraharorit dhe mushkërive.

Administrimi është i akomoduar me administrimin e klinikave të tjera interne në objekt që gjendet në afërsi direkte të spitalit në pikën e pagesës për hapësirën e parkingut dhe heliodromit.

Të  tre pjesët e klinikës janë të lidhura njëra me tjetrën në një tërësi të integruar me ndihmë të softuerit aplikativ për punë spitalore-ambulatore dhe punë financiare buxhetore, falë mbështetjes softuerike dhe mirëmbajtjes së saj nga ana e Ultra DOO.

Klinika disponon me pajisje bashkëkohore për diagnostikim funksional: më shumë spirometra, analiza për gazra, bodipletizmografi trupore, aparat për matjen e difuzionit, aparate për ventilim joinvasiv, pulsoksimetri, përqendrues oksigjeni; pajisje për diagnostikim invasiv: bronkoskopi me videokamerë; EBUS (ultrasonografi endobronkiale), pajisje për biopsi perkutane të mushkërive dhe pleurës, aspiratorë, dhe me aparat rëntgen për diagnostikim radiologjik – fiks dhe aparat portabël rëntgen, aparate eko.

KLINIKA PËR PULMOLOGJI DHE ALERGOLOGJI ËSHTË E VENDOSUR QË TA PËRMIRËSOJË SHËNDETIN E BASHKËSISË TË CILËS I SHËRBEN. NE:
  • vendosim standarde në edukimin e kolegëve të rinj, të atyre të cilëve ua lemë të ardhmen tonë.
  • jemi institucion udhëheqës në aplikimin e metodave më bashkëkohore të mjekimit.
SIGUROJMË:
  • Mbrojtje shëndetësore shumë cilësore që do tju dalë përkrah pritjeve të pacientëve tanë, familjeve të tyre dhe secilit të cilit i shërbejmë.
  • vendosim standard të lartë të shërbimeve ndaj pacientit, kujdesemi për sigurinë e tij në dhënien e shërbimit shëndetësor cilësor.
  • Mjedis pune që nxit motivacion dhe obligim ndaj personelit tonë.
  • Përmirësim të efektivitetit në cilësinë e sistemit të menaxhimit nëpërmjet shfrytëzimit të plotë të potencialit dhe resurseve.

Vizioni ynë është që të jemi liderë kombëtarë në implementimin dhe  inovacionin e shërbimit shëndetësor si edhe kujdesin ndaj pacientit me avancim të vazhdueshëm të shërbimeve tona.

Të paraqesim model të shërbimeve servisore dhe të jemi të përfshirë në hulumtimet më të reja dhe ndjekjet klinike.

Të paraqesim shembull në ndjekjet klinike dhe të paraqesim mbështetje në edukimin e specializantëve të rinj si individë, por edhe si pjesë e ekipit profesional.

Të jemi mjekë që do të jemi shembull në bashkësinë tonë.

Pacienti dhe familja e tij janë në qendrën e vëmendjes tonë.

Sjellja e të punësuarve tanë duhet të paraqesë shembull për pacientët tanë dhe më të afërmit e tyre. Vlerat e klinikës tonë na definojnë ne si institucion për atë që ne e krijuam dhe që nënkupton avancim të veprimtarisë tonë.

Të ofrojmë përvojë ekskluzive për çdo pacient, koleg ose vizitor. Qëllimi i të punësuarve tanë është që t’i promovojmë vlerat tona në të gjithë bashkësinë. Të krenohemi me aftësinë tonë që të zgjidhim probleme dhe të ndërtojmë ekip të fortë për mbështetje. Të ekzistojë gjithmonë gatishmëri për interaksion me të tjerët, të dëgjohen problemet e bashkësisë, por edhe gatishmëria që të pranohen sfidat nga idetë e reja. Duke veprur kështu, gjithmonë të shohim ndaj së ardhmes dhe zhvillimit të ri që ta implementojmë në vendin tonë.

Ajo është pjesë ish Qendrës klinike dhe nga 26.06.2007 me Vendim të Qeverisë së R.M. është e regjistruar dhe funksionon si klinikë e pavarur. Në Regjistrin Qendror të R. së Maqedonisë është e regjistruar në ditën 05.09.2007 dhe me Vendim të Gjykatës Supreme të R.M. Klinika është e ri-regjistruar si Klinikë Universitare në vitin 10.07.2008

Çdo vit në klinikë mjekohen në mënyrë stacionare rreth 1800 pacientë, me rreth 17.500 kontrolle të kryera specialistike dhe janë realizuar ditë spitalore.

Ekipi menaxhues është tërësisht i përkushtuar ndaj autoritetit të mirë dhe beson në kënaqësinë absolute të pacientëve të tij, të punësuarve dhe organeve kompetente. Ky është qëndrimi ynë në ndërtimin e sistemit menaxhues të disponueshëm, transparent dhe efektiv.